Troket ngado me bubullim, o plak,
Mbretëreshën bardhësi e bie në prag.
Natyrës ia flak gjëmim gjëberosh,
Peshën e acarit ia ngarkon si kosh.
Zogjtë ngarkojnë sqepin me kristal,
Drithërues kërkojnë rrezen e parë.
Cicërima ankuese ushqim kërkon,
Qelqeve o hapuni! çerdheza vajton.
Retë lodrojnë e qeshin në kupolën gri,
Priti kokërrzat e breshrit po zbresin tani.
Pikëzat e ujit, bërtasin të zëna në çark:
“Çele derën e burgut, liromë të rrëshqas!”
Fluturzat mbi flokët e vajzave qëndisur,
Balluket e djemve si bredh i stolisur.
Shkruan mijëra fije mbi degëzat e thata,
Lëngun që ua vodhe ua kthen të ngrirë.
Era turrët fishkëlluese, çergun murrlan,
Bardhësia heshtjen ka shtrirë anë më anë.
Zëri i jetës, tingujt gazmorë, simfoni dimërore,
Flakat e shpirtit shkrijne gëzimet fëmijërore.