Zëri i 4 Heronjve

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Talenti i heshtur



Të krijosh profilin e një talenti në pamje të parë të duket një gjë e lehtë, por të shkruash për një talent si Klejdi Janari është një përgjegjësi e madhe. Natyrisht në përditshmërinë tonë jemi mësuar që shpesh të përdorim etiketimin “talent”, por në rastin e këtij djaloshi duhet të matesh mirë, sepse nuk është një talent si të gjithë të tjerët.

E njoha ashtu të sinqertë para katër vitesh kur erdhi në klasën e gjashtë dhe me cilësitë e spikatura të një inteligjence të mbështetur në të menduarin kritik, kërkonte “pse-në” pas çdo përfundimi, pas çdo analize të thelluar në njohuri.

Po nuk ishin arritjet e një ekselenti që e bëjnë Kledin nxënësin “unik”, të veçantin, artistin në çdo lëndë, jo vetëm atje ku kërkohet precizitet e kalkulacione, matematikë dhe fizikë, ku forca e argumentit është gur themeli, por dhe në shkenca humane, gjuhë e histori.

Po nuk mjaftoi vetëm shkenca; pasioni për artin e ngjyrave, peneli i hedh në telajo peizazhe dhe portrete, që me bllokun e vogël të zi nën dorë e nxjerr edhe në orë mësimi dhe me një dorë të lirë skicon. Mos u shqetësoni, nuk e cenon dijen e tij, përgjigjet për llojin e pyetjeve të nënrenditura janë gjithmonë të sakta.

Piktura e Klejdit ka brenda botën e madhe e të pafund të artistit të heshtur, të pavetëmburrurit “është e imja” dhe atëherë kur merr një vlerësim, mjafton vetëm një buzëqeshje e sinqertë.

Por ajo që ia ka rrëmbyer më shumë zemrën dhe pasionin është bota digjitale. I thithur i tëri nga kjo botë plot mistere dhe mundësi reale për të qenë përkrah atyre që sot po pushtojnë botën me një zhvillim pa kthim.

Krijimi së fundi në një faqe interneti i një fjalori gjuhësor digjital me neologjizma dhe arkaizma është një produkt sa shkencor dhe novator, i cili do të jetë i pari në llojin e tij në shërbim të nxënësve të shkollës sonë.

Le të presim thesarin e radhës që talenti i heshtur jam e sigurt që do të jetë një krijim me të cilin do ta presim me kureshtje…


Article Number: 7