Zëri i 4 Heronjve

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Sporti dhe fusha e basketbollit



Dita e sotme ishte një ditë e veçantë për nxënësit e shkollës sonë “4 Heronjtë”.
Kjo ditë bëri bashkë përfaqësuesit e bashkisë, investitorin dhurues “Rexhina Grup”, drejtoreshën e shkollës Silvana Nika, stafin pedagogjik, nënës, prindër.

Një rrethim me material izolues blu me valë deti i jep godinës së shkollës prej guri aromë rinie, freski deti; fusha e ndërtuar me parametra shkencorë e mbuluar me një material rrethues rrjete, koshat e rinj që presin topat në rrjetat e tyre, tapeti gomë që mezi pret të ndiejë në trupin e tij këmbët e lojtarëve të vegjël.

Qershia mbi tortë nuk ka më një mjedis me bar të egër i cili ndjell frikë nga zvarranikë të fshehur; në vend të tyre pemë, lulishte, stola, rrugina të bukura ku fëmijët do ndajnë diskutimet e tyre, gjithçka flet vetë.

Më në fund një fushë e lojërave me dorë sot do të gjëlojë nga zërat e fëmijëve, zhurma trokëllitëse dhe goditja “kosh” e topit dhe bilbili i mësueses, kurorëzim me një thirrje në kor “Fitore!”.

Projekti i projektuar dhe zbatuar për shndërrimin e pjesës së poshtme të oborrit të shkollës sonë, një donacion privat në bashkëpunim dhe mbështetje të plotë me Bashkinë Vlorë që prej një muaji, sot ka marrë paraqitjen finale.
Shiriti i prerë nga drejtoresha dhe një lojë prove me brohoritje vulosën një dhuratë për fëmijët e shkollës sonë.


Article Number: 8