Zëri i 4 Heronjve

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Projekte që e ngrenë lart emrin e shkollës sonë



Do flasim për një projekt që i kaloi portat e shkollës sonë duke na bërë krenar për një arritje që do ta kishte zili çdo shkollë. Nën drejtimin e një mësueseje të talentuar si Adela Muhaj, nxënësit e klasës së katërt arritën të botonin një revistë që nuk ngelet prapa asnjë reviste që nxjerrin shtëpitë botuese. Një programim profesionist nga mësuesja i përmbajtjes, tematika gjithëpërfshirëse, punë zbatuese shumë e lodhshme me një shtrirje në tre faza, por një mësuese pasionante, profesioniste me cilësi të larta menaxheriale, krijuese, teknike, ka ngritur një klasë cilësore që arrin të koordinojë dhe të sjellë një finalizim të një niveli të lartë. Këtu po shfaqim në mënyrë kronologjike këtë perlë të klasës së tretë.

Një projekt kurikular që dëshmoi profesionalizëm është edhe ai i mësueses Eriselda Duraj, e cila arriti të krijojë një trup të vërtetë nxënësish artistësh: “Teatri i kukullave”. Një skenë e vërtetë ku luanin kukullat, nga mbrapa skene lëviznin fijet duart e arta të fëmijëve artistë, shoqëruar me skenarin e interpretuar me lojë të vërtetë aktoriale. Vlerësimi i aktorëve ishte mbresëlënës. Ja kjo është të lësh gjurmë të bukura në ushtrimin e profesionit.

Një nga projektet e realizuara dhe e mbetur si një pasuri funksionale e shkollës sonë është klasa muze. E nisur si një ide novatore nga nxënësit e klasës së 9-të, pjesë e konkursit të gjuhës shqipe, me punën këmbëngulëse të drejtoreshës së shkollës dhe mësueses së gjuhës, ky muze sot është kthyer jo vetëm në një pasuri vlerash kulturore, etnike, folklorike. Ky muze ka shërbyer për realizimin e orëve projekt nga të gjitha klasat, por kryesorja është njohja dhe edukimi me pasurinë e pashtershme folklorike kombëtare.


Article Number: 11