Zëri i 4 Heronjve

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Unë dhe Dallga



Varkën kam marrë e po lundroj,
thellë në zemrën time po mendoj,
ç'më pret e ç'do kalojë.

Valët e qeta të detit më shoqërojnë në udhëtimin tim.
Lundroj me vite të tëra duke u përpjekur për të parë dritën.
Papritmas deti ndryshoi.
Valë të mëdha u ngritën.
Uji u errësua, deti u tërbua, stuhia u egërsua,
por prapë unë vazhdoj, me kokën lartë.

Mora frymë thellë dhe vazhdova,
mes gjithë atyre lëkundjeve unë triumfova.
Befas një dritë u shfaq atje tej nëpër re.

Ajo ishte drita në të cilën po mendoja,
ajo ishte ajo ç'ka po kërkoja.

Më në fund drita u zgjerua.
Me vete mendova, nga gjithë ato sfida
faqebardhë dola.

Article Number: 14