Zëri i 4 Heronjve

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Shtëpia e librit “Shefqet Musaraj” – Një bashkëpunetore e sukseshme me shkollën tonë



Biblioteka e qytetit tonë është një qendër ku jo vetëm ngrihet në nivelet më të larta puna me librin, por ajo i kalon përmasat e shërbimit ndaj anëtarëve të saj.

Në këtë institucion, i cili drejtohet me një vizion bashkëkohor, gjithëpërfshirës, me plot ide të reja dhe aktuale nga një drejtuese plot ide, pasion, përkushtim dhe aftësi të larta menaxhuese — Etlana Kokalari — e gjen veten kushdo: fëmijë, i ri, i vjetër, shkrimtar, lexues, mësues letërsie, mësues i gjuhëve të huaja. Mjediset e këtij institucioni janë vatër ku jo vetëm lexohet, diskutohet, bëhen recensione, por shumë më tepër se kaq.

Projektet që organizon kjo drejtuese e talentuar, mikpritëse me institucionet shkollore, i kanë sheshuar muret ndarëse midis bibliotekës dhe miqve besnikë të librit, dijes, veprimtarive që nxisin kreativitet, mendim kritik, vlerësim argumentues. Nëpërmjet këtyre rrugëve jo vetëm shtojmë dashurinë për librin, por shëndoshim formimin kulturalo-letrar të brezit të ri.

Shkolla jonë “4 Heronjtë” është ndier e përkëdhelur nga prioriteti i dhënë nga kjo drejtuese e suksesshme. Falë iniciativave të ngushta bashkëpunuese janë organizuar konkurse në lëndën e gjuhës shqipe me një programacion të pasur tematik; ajo që ka nxitur nxënësit ka qenë edhe vlerësimi i tyre me certifikata vlerësuese. Kjo rrugë meriton një falënderim dhe vlerësim për punën e drejtoreshës mjaft të suksesshme.

Një bashkëpunim mbarëkohor është realizuar mes nxënësve të shkollës sonë dhe bibliotekës: takimi në gjuhën angleze me nxënësit e klasës së 9-të dhe një shoqatë amerikane, ku u zhvillua një bashkëbisedim mbi aftësitë zotëruese dhe potencialin shprehës të gjuhës angleze nga nxënësit.

Veprimtaria e zhvilluar për “Ditën e Librit” me nxënës të klasave 2, 3, 5, në kuadër të leximit aktiv, bashkëbisedimit me botues, interpretimit të pjesëve letrare, kanë shënuar një kulm tjetër të rritjes së dashurisë për librin te fëmijët, dhe kjo falë bibliotekës së qytetit.

Drejtuesja vizionare i ka dhënë vendin e duhur edhe shkencës duke organizuar një orë të hapur matematike me mësuesen e talentuar Teuta Zilja, duke sjellë “Matematika në zbatim”. Nxënësit e klasës së 9-të kanë diskutuar forma ku gjen zbatim gjeometria në artin e ndërtimit.

Një falënderim nga zemra, por edhe një vlerësim maksimal për punën me nivel të lartë të bërë nga drejtoresha dhe gjithë stafi i bibliotekës “Shefqet Musaraj”.


Article Number: 17