Drejtoreshë, mësues të dashur, nëna të shtrenjta, nxënës, të ftuar që jeni këtu sot në këtë ditë, të mbushur plot, shpërthim zemre, skalitur me sakrifica!
Përshëndetje
Dy festa që si dy trëndafila të kuq rrinë pranë e pranë, duke bashkuar bashkë dy fisnikët mësues-nënë! Ti nënë më fale jetën, më mëkove me gji. O mësuese e dashur, më mësove të zbuloj botën, drita e diturisë çau errësirën time.Faleminderit pafund nga zemra fëmijënore që rrahin fort për ju!
Ndaj era e festës është magjike sa diellin e bën të shndërrisë më fort, të godasë mbi petale dhe ato buzeqeshën, lulëzuan sot, kudo në lëndina, manushaqja e vogël pret të gëzojë ty o mësuese e dashur dhe ty o nënë, me aromën e një manushaqeje, ju o mësuese të krahasoj!
Me dorën e nënës rrugën e nisëm, me lot e lëshuam, në derën e shkollës, po një dorë e shtrenjtë mbi flokë shëndtin, dije kulture, ëmbëlsi, përkushtim, kështu, je përpara meje, mësuesi im!
Ai – 7 Marsi i vitit 1887 hodhi themelet e arsimit shqip. Korca, dallëndyshja e parë e arsimit hapi dyert dhe priti nxënësit e parë në një shkollë shqipe. Si yje të pashuar mësuesit Sevasti Qirjazi, Nuci Naci, Pandeli Sotiri për t’u mësuar gjuhën shqipe nxënësve nuk kursyen asgjë!
Përulemi me nderim të thellë për mësuesit e parë! Vepra e tyre është yll ndriçues për plejada të tëra mësuesish!Sot për ju o misionarët e dijes, fisnikët pa kufi, të palodhurit, të sakrifikuarit, nderim për mësuesit tanë, mirënjohje pafund për lodhjen, respekt për humanizmin e pashoq, përulje për çdo rrudhë në ballin tuaj!
Mësuesi, prindi i dytë, nuk kërkon shpërblim; sakrifica ka një emër, bijtë e shqipes kerkojnë dije, kulturë, drejtim i të ardhmes, e nesërmja na takon ne, dhe falë jush, rruga jonë është plot dritë diturie, në heshtje ju prisni të nesërmen, kur për mjekun e ri të thoni: ky është nxënësi im!
Ja, kjo është krenari profesioni!
Faleminderit, o heronj të heshtur!