Zëri i 4 Heronjve

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Bullizmi si një plagë sociale dhe format e shfaqjes në shkollën tonë



Bullizmi është bërë një plagë sociale që herë përthahet dhe herë rrjedh, pra ajo nuk shërohet. Pse kjo plagë është e pamundur të shërohet? Këtë pyetje e bëjmë të gjithë dhe të gjithë biem në një mendje që ky fenomen sa i lashtë edhe bashkëkohor vret shpirtra të sinqertë.

Cilat janë përmasat e këtij fenomeni sot në botë? Statistikat tregojnë rritje, kjo është një alarm për të gjithë: mësues, psikologë, instanca drejtuese. Vetëm duke koordinuar të gjitha hallkat që lidhen me shkollat, institucionet që frekuentohen nga fëmijë dhe adoleshentë, do të kemi një rënie të bullizmit.

Po shkolla jonë a është e infektuar nga ky fenomen, me pasoja negative, mbyllje në botën e brendshme, veçim me dashje, deri në pasoja të rënda, ankth deri në depresion? Është bërë një punë e mirë në shkollën tonë për luftën kundër bullizmit, kjo falë një identifikimi të rasteve që në fillesa pa lejuar rëndimin e situatave, duke parandaluar kështu minimizojmë rastet. E gjitha kjo është rrjedhojë e një pune grupi i cili ka punuar me një plan të ngritur mbi gjendjen faktike dhe jo përgjithësuese.

Platforma e luftës kundër bullizmit në shkollën tonë është ndërtuar mbi një hulumtim të kujdesshëm të rasteve dhe edukimit të një kulture antibullizuese tek nxënësit e shkollës, kjo e realizuar me projekte, tema diskutuese, podcast-e dhe forma të tjera.

Puna e bërë nga drejtoresha e shkollës Silvana Nikaj, por padyshim dhe nga kryetarja e komisionit kundër bullizmit, e mirëorganizuar nga Edlira Kapllanaj dhe psikologia e shkollës, është mjaft cilësore dhe për t’u përgëzuar.


Article Number: 10