Zëri i 4 Heronjve

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Gazeta e Shkollës – Si e krijuam



Pasi morëm vendimin për projektin, organizuam planin e punës. Si fillim mblodhëm grupin për projektin. Me mësuese Mozën në krye, zgjodhëm për shkruesët, autorët e artikujve, nxënësit e klasës: Julianin, Jonidën, Ornelën, Amardën dhe Mikaelin. U mblodhëm dhe hodhëm secili idetë tona, nga idetë rreth çfarë duhet të shkruanim në këtë gazetë, tek idetë se si do të funksiononte ky projekt.

Vendosëm që, për artikuj, ne të shkruanim rreth çështjeve në lidhje me shkollën tonë. Këto duke kaluar që ngs reportazhet e zhvillimeve, ndërtimeve, riparimeve etj. të ambienteve të shkollës, e gjer tek intervistat me stafin mësimdhënës rreth karrierës së tyre. Këto vendosëm t’i organizonim sipas kategorive, të frymëzuar prej faqeve ekzistuese gazetareske, në kategori të tilla si Letërsi, Reportazh, Kritikë, Intervistë, Shkencë etj.

Pas kësaj, secili prej nesh hodhi ide për specifikisht cilat çështje do të shkruanim. Të tilla që zgjodhëm qenë, për shembull, çështja e rikonstruksionit të ambienteve sportive të shkollës, poezitë e shkruara prej nesh, etj.

Me këtë ne patëm vendosur linjën e punës në vend. Meqënëse kjo do të jetë faqe digjitale, unë dhe mësuesjs vazhduam me të hedhur ide rreth dizanjit të kësaj faqeje. Dizanji, nga grafik tek funksional. Së bashku bëmë disa skica, duke u bazuar në faqe të tilla si NY Times dhe BBC News, dhe vendosëm rreth pikave kyçe të funksioneve kryesore që kjo faqe duhet të përmbushë.

(Skicat e para për faqen digjtiale)

Pika më kryesore qe që, faqja, si e lehtë për t’u përdorur, të jetë dhe funksionale e profesionale. Për nga ana funksionale, këtë pikë e arritëm duke përdorur një sistem komplet inovator për nga aspekti i integrimit të këtij sistemi me diçka të tillë si edukimi dhe njëkohësisht gazetaria. Ndërsa për nga ana profesionale, shfrytëzuam mundësitë që ofron ky sistem me qëllim që të arrinim në funksionalitetin e kërkuar. Një shembull i mirë i kësaj është sistemi i abonimit dhe njoftimit nëpërmjet email-it, e cila funksionon në anë të, si stafit redaktues, ashtu dhe lexuesëve. Siç kemi arritur këtë funksionalitet, jemi përpjekur të shtojmë sa më shumë pjesë të cilat do të ishin të dobishme si për vetë stafin, por dhe për lexuesët.

Ka shumë pjesë rreth të cilave nuk mund të flas për arsye origjinaliteti, prezervimi dhe të drejtat e autorit, të cilat shërbejnë shumë funksione për të dyja palët, stafin dhe lexuesët, pa të cilat gazeta nuk do të funksiononte.

Gazeta dhe sistemi i saj kërkojnë një server për t’ë funksionuar. Për pasojë të ngarkimit dhe ndërlikesave që sjell ky lloj shërbimi, që sjellin artikujt,kryerja e lidhjes me lexuesët dhe redaksinë, ky server nuk mund të jetë i çfarëdoshëm, si dhe aspak i ulët në fuqi përpunuese. Një të tillë na e mundësoi stafi i ABR Hosting. Stafi na mundësoi një server më se të mjaftueshëm si dhe ndihmën me përgatitjen e tij për nga ana teknike, pa kosto në këmbim.

U jemi shumë falënderues stafit të mrekullueshëm të tyre, si dhe u jam falënderues vetë stafit tonë, mësuese Mimozës, drejtoreshë Silvanës, dhe shokëve të mi të klasës që ndihmuan në dhe realizuan këtë projekt kaq të mahnitshëm.

(Pamje nga faqja dhe paneli i menaxhimit)


Article Number: 16