Zëri i 4 Heronjve

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Kobra e tmerrshme dhe macja peshkatare



Një mace e egër nënë la dy kotelet e saj në strofull dhe u nis të gjuante peshq në pellgjet e xhunglës për të ushqyer dy kotelet e saj trejavëshe me qumësht. Ato sapo i kishin hapur sytë, kureshtare dolën të eksploronin mjedisin rreth strofullës, pa e ditur rrezikun që mund t’i priste.

Nëna, e pasionuar pas gjahut, u vonua dhe shpejtoi të kthehej, kur shtangu: një kobër pesë metra e gjatë, me kokën ngritur kërcënuese, qëndronte vetëm dy metra larg bijave të saj. Ajo qëndroi: kishte dy rrugë, të hidhej kobrës përsipër, por një kafshim i saj ishte vdekjeprurës dhe kështu kotelet do ngeleshin jetime.

Zgjodhi rrugën e dytë: filloi të ngrinte lart pjesën e trupit për të rritur masën e saj dhe zmadhoi sytë duke i përqendruar te sytë e kobrës. Ky dyluftim trimërie vazhdoi për disa minuta. Instinkti i nënës e bëri të fuqishme përpara kobrës tmerruese; përballë saj ishin dy krijesat e saj të pambrojtura.

Kjo luftë e heshtur më në fund përfundoi me një zvarritje mes barit të trupit të pikturuar pesë metrash mes gjethishtes. Nëna trimëreshë vrapoi drejt koteleve të saj duke i mbrojtur me trup.

Ky ishte mësimi i parë që morën kotelet e vogla në eksplorimin që i bënë shtëpisë së tyre, natyrës.


Article Number: 4