Zëri i 4 Heronjve

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Krenaria jonë!



Shkolla jonë është një vatër e ngrohtë jo vetëm si djepi i dijes, por ajo nxit talentet e saj në çdo fushë të artit dhe sportit. Në gjirin tonë po rriten talente që me siguri nesër do pushtojnë skenat; ky është sipari nga hedh shtat talenti dhe ne po rrisim talente, këtë e themi me krenari.


Mei Nikaj, kl. 5
Një vajzë e qetë, por mjaft inteligjente e klasës së pestë, spikat me zërin e saj të ngrohtë e të bukur, duke regjistruar edhe këngë. Ajo është soliste në grupin që këndon himnin, por ka regjistruar bashkë me mësuesen e saj të talentuar këngët “Mora fjalë”, etj. Përveç këngës, Mei spikat në dashurinë e madhe që ka për pikturën, ku ka marrë disa çmime. Pjesë e klasës sportive, basketbolliste me moshat e Flamurtarit, shumë arritje do t’i shtohen.


Amarda Beqaj, kl. 9
Talenti i rrjedh në deje kësaj talenteje me personalitet të rrallë. Na ka përfaqësuar qytetin tonë të Vlorës në shumë konkurse të organizuara në Tiranë, Përmet, Berat dhe është vlerësuar gjithmonë me trofe. Aktrimi e spikat në talentet e qytetit duke i dhënë një profil artisteje. Si një nga talentet e rralla, ajo ka magjepsur me interpretimin e saj sallat; teatri “Petro Marko” është tronditur nga forca e fjalës së Amardës. Prezantuese profesioniste, me një zë melodioz, ajo e ka provuar edhe këngën, por edhe penelin. Është pak gjithmonë të flasësh për Amardën.


Viktorja Mosko, kl. 4
Viktorja, kjo vajzë me pasion, talent, por mbi të gjitha me një shpirt luftarak, garues, e bën të jetë gur xhevahiri në kurorën e më të mirëve. Zëri i saj jo vetëm që na ka nderuar në festivale fëmijësh brenda qytetit të Vlorës, në të cilat është vlerësuar me çmime, por ajo është fituese e festivaleve kombëtare. Një nga elementet më të spikatura në Q.K.F.-në e qytetit, interpretuese e poezive, prezantuese programesh.


Article Number: 12