Një ditë, tek kulloste në një lëndinë të bukur, një qengj i vogël blegerinte dhe kërcente duke u gëzuar. Në lojë harroi kohën dhe papritur i doli përpara një ujk.
— O sa i bukur që qenke, o dash, edhe pse brirët s’të kanë dalë, këmbët i paske kaq të forta sa një dre.
U çudit qengji i vogël dhe ia ktheu:
— Nëna më thotë që jam qengj, ti po më thua që jam dash? S’di kë të besoj!
Në këtë kohë ujku ishte afruar shumë dhe ishte gati ta kollfiste, por në ato momente iu hodh vertik Baloja dhe u kacafyt keq duke e vrarë.
Qengji i vogël vrapoi te nëna dhe tha me vete: një herë ta rregullon gabimin miku besnik, herën e dytë thirri arsyes.