O atdhe, o tokë e lashtë,
Shekujt i çave ballëlartë.
Më fale çerdhe ku të këndoj,
Krenarinë time syshqiponjë.
Bijtë e tu ngado shpërndarë,
Zogj shqipe, zogj shtegtarë,
Kthehen me shumë gaz te ti,
Prehri jot më pret me dashuri.
Në shekuj me shpatë luftove,
Historinë me gjak e shrove.
Stuhi dhe dallgët u bëre ballë,
E patrembura, fisnikja e rrallë.
O Shqipëri, o dielli i syve të mi!
Rrezet e lavdisë i mora nga ti.
Identitet me gjuhë shqipe shkruar,
O madhështorja tokë e bekuar!

