Vlora, djepi i kulturës dhe artit, në zemrën e saj ka ngritur një strehë ku përkund artistët e së nesërmes, një qendër që rrit dhe krijon artistët vlonjatë, që do të mbushin skenat e qytetit dhe të kryeqytetit; ja, kjo është Q.K.F.
Gjiri i saj i ngrohtë fton të gjithë fëmijët, çdo fëmijë do ta gjejë një bankë ku të ketë përkujdesje për detyrën, një penel dhe një karnavac ku të zbulojë botën sipas ngjyrave; atje është mjeshtri, ja një kompozitore dhe drejtuese që të çel rrugën e këngës dhe interpretimin e vargjeve, një vegël muzikore, të sinkronohesh në një kor.
Ja këtu, fëmija merr krahë; këtu ngjiten shkallët e para drejt një promovimi për skenat e së ardhmes!
Është kënaqësi të flasësh për këtë shtëpi që mbledh në çerdhen e saj fëmijët nga i gjithë qyteti për t’u dhënë rrugë talentit të tyre. Gumëzhitja e fëmijëve i jep jetë një misionareje të kulturës. Këtu, drejt kësaj çerdheje plot vlera, me një organizim të nivelit të lartë dhe me një staf të kualifikuar, kanë fluturuar dallëndyshet e artit. Vlerat e vërteta të një artisti që sapo ka shkelur në rrugën e artit t’i mësojnë këta mësues të talentuar dhe mjeshtra.
Dera e qendrës qëndron hapur, dora e drejtoreshës Albana na tërheq me siguri drejt vlerave të vërteta. Edhe shkolla jonë “4 Heronjtë” ka gjetur këtu sofrën të shtruar. Mbështetje maksimale, vlerësim talentesh, punë kreative, mësim mjeshtrash në muzikë, art pamor, interpretim, pse jo edhe aktorët e jashtëm; një nivel maksimal vlerash demonstrohen këtu në qendër.
Talentet Amarda Beqja, Viktorja Mosko, Mei Nikaj, Julian Jeto, Klejdi Janari dhe të tjerë kanë ndier dorën e mjeshtrave të qendrës, duke u rritur falë punës kualitative dhe profesionalizmit të profesorëve të mrekullueshëm.
Ja këtu, me këmbënguljen dhe punën brilante, ka shkëlqyer Amarda Beqja; zëri i saj ushtoi në skenën e teatrit “Petro Marko”, zëri i Viktorja Moskos, vajzës së talentuar, ka arritur të magjepsë me zërin e saj kur këndon në skenë apo kur prezanton.
Qendra ka arritur të krijojë koncerte me nivel të lartë artistik dhe e gjitha kjo me një punë artistike të nivelit të lartë nga drejtuese Albana dhe të gjithë këta mjeshtra të mrekullueshëm të kësaj qendre, që e ka ndriçuar si yll punën.
Faleminderit nga nxënësit e “4 Heronjve” për çdo mësim, çdo realizim për fëmijët!





